LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja vrau “shoqen më të mirë” për 9 milionë dollarë – bëhen të ditura detajet e ngjarjes (Foto)

Adoleshentja vrau “shoqen më të mirë” për 9 milionë dollarë – bëhen të ditura detajet e ngjarjes (Foto)

Denali Brehmer filloi të planifikonte si ta vriste “shoqen më të mirë” të saj pasi një njeri që takoi në internet tha se do të paguante disa milionë dollarë për prova të vrasjes, thonë autoritetet e Alaskës.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, 18-vjeçarja nga Anchorage, Alaska, kishte zhvilluar një marrëdhënie online me Darin Schilmiller, 21 vjeç, nga Indiana, i cili paraqitej si një milioner me emrin “Tyler” dhe i ofroi asaj të paktën 9 milionë dollarë për të vrarë Cynthia Hoffman dhe për t’ia dërguar atij “videon dhe fotografinë e vrasjes”, sipas Departamentit të Ligjit të Alaskës.

Cynthia Hoffman

Të dy filluan të diskutonin “një plan për përdhunimin dhe vrasjen e dikujt në Alaska”, disa javë përpara vrasjes së Hoffman, sipas dokumenteve të gjykatës.


Hoffman, 19 vjeç, dhe Brehmer janë përshkruar në dokumente si “miqtë më të mirë”.

Hoffman ishte i lidhur me shirit tubesh, qëlluar në pjesën e prapme të kokës dhe e futur në një lumë më 2 qershor, tha departamenti në një deklaratë.

Zyrtarët e policisë në Anchorage zbuluan trupin e saj më 4 qershor.

Denali Brehmer

Brehmer rekrutoi Kayden McIntosh, 16 vjeç, Caleb Leyland, 19 vjeç, dhe dy të mitur për ta ndihmuar atë të kryejë vrasjen dhe në këmbim, “të gjithë ata do të merrnin një shumë të konsiderueshme parash”, sipas deklaratës së departamentit.

CNN shkruan se ka kërkuar një koment nga avokati i Brehmer, Emily Cooper, por se ai nuk është përgjigjur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori