Adnan Januzaj mund të kthehet te kombëtarja belge.
Kështu së paku ka thënë për mediat e atjeshme trajneri i kësaj kombëtareje Roberto Martinez.
Ish-trajneri i Evertonit në një intervistë për televizionin ‘Sky Sport’ ka vlerësuar lartë anësorin prej Kosovës.
“Ne të gjithë e shohim talentin natyral që ka. Ai është një tip i futbollistit që mund ta bëjë diferencën kur ka topin”, ka deklaruar Martinez.
“Unë mund t’i japë shpresa të mëdha atij, sepse ne nuk kemi një futbollist kreativ që mund të luajë në krahun e majtë. Duke parë mënyrën se si ne luajmë, ai mund të shkëlqejë në atë rol në kombëtare”.
Kujtojmë se Januzaj mund të luajë edhe për përfaqësuesen e Kosovës, por me këtë vlerësim të Martinezit, vështirë se do të pranonte të luante për vendlindjen. /Telegrafi/