Më 20 janar, Presidenti Donald Trump shënoi vitin e tij të parë në detyrë. Viti i parë i Presidentit Trump ishte plot ngjarje dhe shumë i ndryshëm nga çdo president tjetër në historinë politike amerikane të dekadave të fundit. Viti 2018 mund të ofrojë pak a shumë të njëjtën gjë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone na jep këtë vështrim.
Presidenti i 45-të i Amerikës e nisi me një fillim të guximshëm.
“Duke filluar nga kjo ditë do të jetë vetëm Amerika e para, Amerika e para”, tha ai.
Pa humbur kohë, ai filloi punën për të shfuqizuar urdhrat ekzekutivë të paraardhësit të tij Barak Obama dhe plotësoi vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë.
Fitorja e tij më e madhe, një ligj gjithëpërfshirës për shkurtimin e taksave erdhi në dhjetor, pas 11 muajsh në detyrë.
“Pra, ja ky këtu është ligji dhe ne jemi shumë krenarë që ia dolëm. Do të jetë diçka e jashtëzakonshme për popullin amerikan; do të jetë fantastike për ekonominë”, tha Presidenti Trump.
Miratimi i ligjit për taksat mund të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor të këtij viti.
“Republikanët arritën ta miratojnë ligjin për taksat, një ligj i rëndësishëm. Kjo për ta ishte një arritje e madhe, që i ka vënë në udhë më të mirë”, thotë analisti John Fortier.
Viti i parë për Presidentin Trump ishte me shumë pengesa, siç ishte dështimi i përpjekjeve për të shfuqizuar ligjin shëndetësor të Presidentit Obama, shpërthimet e shumta në Twitter dhe, nganjëherë, retorika fyese, siç ishin komentet e fundit vulgare për Haitin dhe vendet afrikane.
Kjo nxiti zemërimin e demokratëve, si senatori Cory Booker.
“Këto fjalë nuk treten si mjegulla në ajër. Ato ngjisin, kthehen në helm dhe janë pasaportë për fanatizëm dhe urrejtje në vendin tonë”, thotë Booker.
Stili polemik dhe ndonjëherë polarizues i zotit Trump vazhdon ta dëmtojë atë në sondazhe, pavarësisht nga ekonomia e fortë.
“Mendoj se njerëzit e gjykojnë zotin Trump nga shumë aspekte, jo thjesht nga ekonomia dhe kjo shpjegon vlerësimin e tij të ulët në sondazhe”, thotë analisti John Hudak.
Niveli historikisht i ulët i vlerësimit për presidentin Trump mund t’u japë dorë demokratëve të marrin më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres.
“Kur vjen vala, uji të merr me vete dhe nuk bën dallim mes atyre që e identifikojnë veten me një president jopopullor dhe atyre që u përpoqën të mbajnë distancë me të”, thotë analisti Larry Sabato.
Për vitin 2018, zoti Trump shpreson se një ekonomi e fortë do të përmirësojë sondazhet në favor të tij.
Por, mundësia e humbjeve në zgjedhjet e nëntorit dhe hetimet për çështjen e Rusisë që nuk po njohin fund, mund ta bëjnë vitin e dytë të Presidentit Trump edhe më sfidues se i pari. /Zëri Amerikës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri