E pyetur se në çka shpenzon më shumë, Adelina është përgjigjur se gjithçka varet prej moshës, dhe se në moshën e re njeriu harxhon më tepër para për gjëra të panevojshme, megjithatë me pjekjen e personalitetit interesimi bie për gjërat që dikur iu jepen shumë rëndësi.

“Tash për tash më tepër shpenzoj para në investimet e mia profesionale, por edhe në veshje që është e domosdoshme, por jo sikur më parë kur i shpenzoja paratë në gjëra ‘jonormale’ dhe gjëra jo të nevojshme”, është shprehur Adelina për gazetën “Infopress”.