Adelina Berisha sjell në treg këngën e re “Valla”

Artistja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është ndër më të komentuarat në rrjet.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke sjell në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria.
Në një video të fundit të shpërndarë në Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.
Prodhimtaria muzikore mban titullin “Valla”, për instrumentalin e së cilës u përkujdes producenti Rzon.
Në klipin e punuar nga Imagine Films, Adelina shfaqet me disa veshje, ku në secilën prej tyre shfaq tiparet e bujshme trupore.
“Valla” menjëherë është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj, duke u kometuar edhe paraqitja e saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































