Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj i lindur në ShBA, Simon Konecki, pas tetë vite njohje dhe tri vjet martese.

Superstari britanik e vlerësuar me shumë çmime, e cili u takua me sipërmarrësin e bamirësisë në vitin 2011 dhe u martua me në vitin 2016, janë njëherësh edhe prindër të një djali gjashtëvjeçar, të quajtur Angelo.


30-vjeçarja konfirmoi ndarjen e saj nga bashkëshorti 44-vjeçar të premten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

GettyImages 635006476

Adele dhe Simon u kurorëzuan diku në vitin 2016, megjithëse arritën ta mbanin martesën e fshehtë deri në përfundimin e vitit tjetër.

Këngëtarja konfirmoi martesën e saj kur u ngjit në skenën e “Grammy’s 2017” për të marrë një çmim.

GettyImages 646177502

Gjatë një fjalimi emocional, ajo tha: “Jam e martuar! Burri im, djali im, ju jeni e vetmja arsye që unë e bëj këtë”.

Simon është një CEO i një organizate bamirësie që cili ka lindur në prill të vitit 1974 në New York, por u zhvendos me familjen e tij në Londër kur ishte 10 vjeç.

GettyImages 635009924

Përfaqësuesit e këngëtares thanë: “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar që të rrisin djalin e tyre së bashku me dashuri. Si gjithmonë ata kërkojnë privaci”.

Zëdhënësit e saj, Benny Tarantini dhe Carl Fysh, thanë se ylli nuk dëshiron të bëjë asnjë koment tjetër për këtë çështje. /Telegrafi/