Krist Aliaj dhe Keisi Medini duket se janë çifti i dytë i krijuar në Big Brother VIP Albania.

Ata tashmë kanë deklaruar njohjen me njëri-tjetrin, e madje kanë dhënë edhe puthjen e parë ndonëse ishte për një sfidë.


Kjo duket ta ketë zemëruar më shumë Sabianin, i cili siç shihet nuk po pajtohet me romancën e të bijës me artistin e njohur.

328794367 725018592663521 5334846428040071216 n Foto: Screenshot/Instagram

E gjitha nisi pasi u tha se Kristi kishte lënë jashtë një lidhje me një vajzë tjetër dhe se nuk ishin të ndarë.

E dashura e përfolur e Aliajt ndërkohë reagoi duke publikuar bisedën e fundit me të në InstaStory.

334082275 1368792703962780 612502591287382410 n Foto: Screenshot/Instagram

Biseda e dyshes ishte realizuar më 24 dhjetor 2022 - në ditën kur nisi edicioni i dytë i Big Brother.

Sabiani nga ana tjetër vërehet dukshëm se e hoqi Keisin, pasi kjo e fundit po e mban akoma. /Telegrafi/