LAJMI I FUNDIT:

Abuzon seksualisht me një vajzë 15 vjeçe në Tiranë, arrestohet 20 vjeçari

Abuzon seksualisht me një vajzë 15 vjeçe në Tiranë, arrestohet 20 vjeçari

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës kanë ndaluar një të dyshuar 20-vjeçar, S.A., për ta hetuar në lidhje me rastin e një vajze 15-vjeçare. 

Sipas informacioneve që citon noa.al, i dyshuari është nën akuzë për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve, është marrë në pyetje edhe babai i vajzës, 42-vjeçari A.Gj., për dyshime për dhunë psikologjike ndaj së bijës. Ky i fundit është liruar me detyrim procedural.


Rasti aktualisht ndodhet në duart e Prokurorisë së Tiranës për vlerësim dhe veprime të mëtejshme juridike.

Autoritetet po thellojnë hetimet për të sqaruar të gjitha aspektet e këtij rasti kompleks. /noa.al/Telegrafi/