LAJMI I FUNDIT:

Abrashi zotohet për zbatimin e planit ‘Prishtina – Qytet Kompakt’

Abrashi zotohet për zbatimin e planit ‘Prishtina – Qytet Kompakt’

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se plani i tij parasheh mundësi të mëdha investimesh në sektorin e ndërtimtarisë në kryeqytet.

Ai ka thënë se çdo projekt që hartohet gjatë mandatit të tij do të jetë në përputhje me plane dhe në funksion të zbatimit të planeve.

“Të gjitha planet mandatore hapësinore dhe urbane do të harmonizohen dhe do të vihen në shërbim të vizionit për Prishtinën – Qytet Kompakt. Nuk do të ketë plane dhe projekte që e trajtojnë rrugën, zonën apo lagjen si fragment, por çdo rrugë, zonë apo lagje do të trajtohet sipas konceptit të zhvillimit të integruar”, ka thënë Abrashi.


“Për të operacionalizuar menaxhimin urban, shërbimet që lidhen me menaxhimin urban përfshirë pronën, inspeksionin, etj. do të riorganizohen si shërbime të integruara të formës ‘One-Stop- Shop’: prej këshillëdhënës e deri në implementim. Sektori që përmbledh shërbimet e urbanizmit, mjedisit, pronës, etj, do të riorganizohet në 5 One-Stop-Shop-e; nga një për secilin Distrikt të Kryeqytetit: Prishtina Qendër, Prishtina Veri, Prishtina Jug, Prishtina Lindje, Prishtina Perëndim”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se përgatitja e dokumentacionit për hartimin e hartës zonale do të bëhet në bashkëpunim me ekspertë të fushës përkatëse. “Hartimi i hartës zonale do të bëhet përmes konkurimit të hapur për kompanitë profesionale. Harta Zonale do të hartohet duke ju përmbajtur në tërësi elementeve të përcaktuara me Ligjin për planifikim hapësinor dhe Ligjin për Prishtinën”, ka shtuar Abrashi.

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori