Amir Abrashi pa asnjë dyshim është futbollisti më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit.

Mesfushori nga Kosova luan rregullisht në nivele të larta, teksa thuajse pas çdo ndeshje merr notën më të lartë nga të gjithë futbollistët.


I jashtëzakonshëm gjakovari ishte edhe në ndeshjen ndaj Kazakistanit ku Shqipëria triumfoi me rezultat 3-1.

Por një karton i verdhë në pjesën e parë bëri që mesfushori shqiptar ta humbas ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

121267739 3244298772335996 2189548902233036214 n

Mungesa e Abrashit është shumë e rëndësishme pasi ai është mesfushori kryesor i kuqezinjve, ndërsa trajneri Edy Reja ka treguar edhe lojtarin që do ta zëvendësojë gjakovarin.

Mesfushori i talentuar Qazim Laçi pritet të vendoset në vend të Abrashit ndaj Bjellorusisë.

“Abrashi është shumë i rëndësishme në mesfushë sepse rikuperon topa, nis aksione ofensive, do të na mungojë. Unë duhet të vendos në fushë skuadrën, ai që mund ta zëvendësojë Laçi”.

125087296 3330331817066024 4986224906065634826 n

“Me siguri mund ta nisë titullar, kanë karakteristika të ndryshme. Ai nuk është shumë agresiv, është më i shkathët dhe mund të na japë shumë. Megjithatë, të presim deri të mërkurën. Ata që zbresin në fushë duhet të bëjnë një paraqitje të nivelit të lartë”, u shpreh Reja. /Telegrafi/

telegrafi sport app