LAJMI I FUNDIT:

Abrashi i LVV-së: Nëse nuk zgjidhej presidenti, ndoshta OKB do të na caktonte administratorin e ri

Abrashi i LVV-së: Nëse nuk zgjidhej presidenti, ndoshta OKB do të na caktonte administratorin e ri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se ishin të detyruar ta kërkojnë edhe votën e Adem Hoxhës për të evituar një krizë të rëndë kushtetuese.

Abrashi në “Debat Plus” thotë se LVV ka pasur komunikim me deputetët e partive tjera edhe në legjislaturat tjera, duke mohuar ndonjë lidhje me “trafikimin e deputetëve” për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

“Më vjen mirë që edhe brenda partive që shquhen për kundërshtimin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ka deputetë që të arsyeshëm që prioritet e kanë interesin publik”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Abrashi thotë se subjektet opozitare dështuan në reformimin e tyre të brendshëm dhe për pasojë deputetët e tyre nuk po i dëgjojnë.

“PDK është në krizë të brendshme. Ajo ka dështuar në procesin e hapjes. Nuk ka hapësirë për prurje të reja. Në këtë parti deputetët e rinj po ankohen se nuk po iu vjen radha për të folur”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nëse nuk do të zgjidhej presidentja vendi do të shkonte në krizë kushtetuese.

“LVV për të evituar këtë krizë ka pasur obligim si parti e parë që të kërkojë votën e të gjithë deputetëve përfshirë edhe atë të Adem Hoxhës. Ishe në pyetje dështimi i shtetit të Kosovës. Ndoshta edhe mund të mblidhej OKB-ja e të na caktonte administratorin e ri”, tha ndër të tjera Artan Abrashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori