LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri në “Debat Plus” tregon detajet e “Operacionit Siria”: Agjentët tanë u infiltruan në zonat e luftës – shpëtuan kosovarët (Video)

Abelard Tahiri në “Debat Plus” tregon detajet e “Operacionit Siria”: Agjentët tanë u infiltruan në zonat e luftës – shpëtuan kosovarët (Video)

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në “Debat Plus’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, për herë të parë foli për detajet rreth aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

Tahiri e quajti aksion të mirë organizuar por edhe me risk. Deklaroi se zyrtarë kosovarë ishin infiltruar e qëndruar një kohë të caktuar në Siri për të identifikuar qytetarët kosovarë atje.

“Zyrtarët e shtetit të Kosovës kanë qenë në kamp dhe kanë qenë në zonat e luftës në Siri që kanë treguar një përgjegjësi të lartë. Për atë arsye ky trejavëshi i fundit ka qenë edhe një lloj traume edhe për mua. E kam menduar se çka do të ndodh nëse këta zyrtarë sulmohen”, tregoi  Abelard Tahiri.


Tahiri tha se në këtë aksion partneri kyç kishte qenë SHBA, por edhe shtete të tjera të cilat kanë kërkuar të mos përmenden. Shtoi se kthimi i qytetarëve u bë direkt nga Siria në Kosovë.

“Sa i përket kthimit të tyre mos më kërkoni sepse nuk mund të bëj të ditura detajet. Ata janë kthyer direkt nga Siria ashtu siç ka njoftuar edhe ushtria amerikane që na ka ndihmuar në kthimin e tyre në Kosovë”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.

Ministri shtoi se nuk ka rrezik nga të kthyerit nga Siria në Kosovë.

Sipas tij, institucionet i kanë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe ata qytetarë do të trajtohen e rehabilitohen.

“Nuk ka arsye për t’u frikësuar nga persona, pasi gjendja e sigurisë në vendin tonë është e qetë. Sulmet e organizatave terroriste në vendin tonë janë pothuajse të pamundshme për shkak të efikasitetit të strukturave tona të sigurisë”, tha Abelard Tahiri.

Tutje ministri Tahiri tha se numri të kthyerve para aksionit të 19 Prillit, të cilët janë kthyer në forma të ndryshme jo nga shteti është 135 ndërkaq rreth 63 kosovarë të tjerë vazhdojnë të mbesin atje.

“Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetohet sonte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori