Analisti politik Faton Abdullahu, duke komentuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, tha se Qeveria Hoti vuan nga “mirëkuptimi i tepruar” në raport me Serbinë.
“Reciprociteti ndaj Serbisë nuk është kulturë politike e Qeverisë Hoti. Kjo Qeveri vuan dhe do të vuaj nga ‘mirëkuptimi i tepruar’ në raport me Serbinë. Kjo qasje me ‘mirëkuptim të tepruar’ ndaj Serbisë e ka bazën tek fakti se Qeveria Hoti është minore, mezi qëndron në këmbë me pak vota, me shumicën shqiptare jashtë saj dhe me ndikim të madh e regresiv të Listës Serbe”, tha Abdullahu, për Klan Kosova.
Ai theksoi se vendimi për të lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve nuk ka mundur të refuzohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës.
“Prandaj aq me kollajllëk dhe pa bërë zë jep lejen për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Arsyetimi se kjo leje për zgjedhje serbe në Kosovë është dhënë edhe më parë nga qeveritë tjera dhe se nuk ka asgjë të re që sot të veprohet ndryshe nuk është as i saktë as i drejtë. Ky vendim i Qeverisë Hoti nëse nuk ka mundur të refuzohet plotësisht ka mundur të përfitohet ndonjë gjë në shkëmbim”, tha ai.
Sipas tij, është dashur që lejimi i zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë të përcillet me kërkesën që si shkëmbim të kërkohet ndihma e bashkëkombasve tanë në Luginë me mjek dhe ilaçe nga Kosova.
“Së pari ka një dallim të madh sepse më parë kur kjo leje është dhënë nuk ka pasur pandemi. Kjo ishte arsye shumë e qëndrueshme që leja të refuzohet apo së paku për shkëmbim të kërkohet reciprocitet ta zëmë për të ndihmuar bashkëkombasit tanë në Luginë me mjekë dhe ilaçe nga Kosova. Por kjo qasje do kulturë politike të guximshme dhe shtetndërtim pa lëshuar pe aty ku nuk duhet e sidomos jo aty ku ofendohet dhe kërcënohet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, kjo i mungon Qeverisë Hoti”, tha Abdullahu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk