LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kërkimi i listave të grevistëve, kërcënim ndaj proceseve demokratike dhe vet shtetit juridik

Abdixhiku: Kërkimi i listave të grevistëve, kërcënim ndaj proceseve demokratike dhe vet shtetit juridik
Foto: Arkiv

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve nga Qeveria se punëtorët që futen në grevë do të penalizohen në paga.

I pari i LDK-së thotë se Qeveria në vend të dinjitetit, punëtorëve po iu bënë kërcënime.

Ai thotë se kërkimi i listave të grevistëve është kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend dhe vet shtetit juridik.


“Ky është narracioni i një pushteti autokratik që deri dje premtoi mirëqenie e zhvillim, sot shpërndanë frikë e kërcënim. Kërkimi i listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë përveçse presion i drejtpërdrejtë ndaj punëtorëve të sektorit publik është dhe kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend dhe vet shtetit juridik”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Telegrafi.

Opozitari thotë se shoqëria kosovare duhet të rreshtohet prapa mësuesve, mjekëve e shërbyesve publik që sipas tij me plot të drejtë, në krizën më të madhe ekonomike, kërkojnë dialog, dinjitet e përballueshmëri.

Greva në sektorin publik - Ministria e Financave, grevistëve: Do t'ua ndërprejmë pagën
Lexo po ashtu Greva në sektorin publik - Ministria e Financave, grevistëve: Do t'ua ndërprejmë pagën

“Këtë përballueshmëri ata se gjejnë dot. Ata kanë gjetur një kryeministër që me frikë e kërcënim, provon t’i mbulojë të gjitha dështimet e tij. Ndërprerja e kontratave të tyre, në këtë kohë krize, është goditja më e rëndë që një Qeveri mund t’u japë qytetarëve të vet. Kështu nuk duhet të duket Kosova demokratike, kështu nuk duhet të trajtohen punëtorët tanë. Kryeministri i premtimeve, që sot s’mund ta mbajë asnjë, po dëshmon, si çdo ditë, që është i paaftë për të menaxhuar me vendin, kërkesat qytetare e krizat e mëdha”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Ndryshe, sot sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.

E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori