LAJMI I FUNDIT:

Abbott: E rëndësishme që institucionet e Kosovës të kenë njerëzit e duhur në postet kyçe

Abbott: E rëndësishme që institucionet e Kosovës të kenë njerëzit e duhur në postet kyçe

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për emërimin në pozitat e larta drejtuese.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott tha se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të kenë njerëzit e duhur në postet kyçe, të përzgjedhur në mënyrë transparente dhe në baza meritore.

“Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi me kryeministrin Avdullah Hoti, për vazhdimin e projektit tonë për rekrutimet”, tha ai.


Ambasadori britanik tha se suksesi i këtij projekti do të jetë suksesi i Kosovës.

“Dështimi i proceseve të rekrutimit, dhe emërimet që nuk bazohen në merita, do të nënkuptonin dështim për Kosovën dhe institucionet e saj”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori