Site icon Telegrafi

Abazoviq dhe Rama prezantojnë projektin për urën mbi lumin Buna që lidhë dy shtetet

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po qëndron në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku po merr pjesë si mysafir në nismën Ballkani i Hapur.

Në një postim në Twitter, Abazoviq bëri të ditur se së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë prezantuar projektin e përbashkët të ndërtimit të urës mbi lumin Buna, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se me këtë projekt jo vetëm që do të shkurtohej distanca mes qyteteve dhe shteteve, por do të pasurohej oferta turistike e atyre rajoneve.

“Po i afrojmë qytetarët, po e forcojmë ekonominë. Qëllimi është zhvillimi i shteti nga veriu në drejtim të detit”, ka shkruar Abazoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version