Abazi: Vjosa Osmani mund të bëhet Presidente nga e hëna

2020/07/ABAZI-OSMANI-780x439-1.jpg

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, sërish i ka dalë në mbrojte kryeparlamentares, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit në seancën e djeshme u sulmua verbalisht nga një deputet i LDK-së.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se halli i deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, është se Kryeparlamentarja mund të ngjitet në krye të Shtetit nga e hëna kur edhe Hashim Thaçi udhëton për Hagë.


Me këtë rast, ai ka thënë se po vijnë ditë të mira derisa paralajmëron ardhjen e Qeverisë Kurti.

"Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti!", ka shkruar Abazi.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka ndërprerë, mbrëmë seancën ku po diskutohej për rishikimi ne buxhetit për vitin 2020.

Kjo pasi që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka debatuar ashpër ke Osmanin edhe pse kjo e fundit i kërkonte që të qetësohej. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat