LAJMI I FUNDIT:

Abazi thirrje qytetarëve: Mos blini mallra më shumë se zakonisht, marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara

Abazi thirrje qytetarëve: Mos blini mallra më shumë se zakonisht, marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë kufizim në tregti dhe se marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara.

Ai ka deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë blerjen e mallrave dhe gjësendeve më shumë se zakonisht, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, dua t’ju informoj për diçka shumë të rëndësishme. Në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me coronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë. Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht”, ka shkruar ai.


Kryetari i AKK-së, konstaton rritjen e çmimeve deri në 200 për qind
Lexo po ashtu Kryetari i AKK-së, konstaton rritjen e çmimeve deri në 200 për qind

Abazi po ashtu ka bërë thirrje që tregtarët të mos i shtrenjtojnë produktet pa nevojë dhe artificialisht.

“Ky shtrenjtim duhet ndalur, përndryshe qeveria do të detyrohet të marrë masa. E përsëris, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë së jashtme dhe të brendshme. Kështu ndodh dhe në të gjitha vendet e botës, kështu ndodh dhe te ne. Marketet do të kenë vazhdimisht mallra, njësoj si më përpara”, vijon shkrimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Krejt çka don, i ke n’telefon - lansohet aplikacioni “Viva Fresh”

Krejt çka don, i ke n’telefon - lansohet aplikacioni “Viva Fresh”

Ekonomi
Kalo në kategori