Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale tash e disa vite.
Abazi ka thënë se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje e shkruar sipas tij nga Dejona Mihali, me kritika ndaj tij.
Ai ka thënë se edhe Kusari-Lila ka shkruar kritika për të në atë dosje.
“Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi bisedu për problemet, dhe dosjen që e ka nxjerr dosjen e krijuar nga Dejona Mihali. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për me votu buxhetin. Kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkru dhe jo vetëm për mu”, ka thënë ai, në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Deputeti Abazi, ka dhënë detaje për përmbajtjen e dosjes, duke thënë se aty është përmendur një debat që e ka pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.
“Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve ne Tiranë. Në drekë pune ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai.
“Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa iu dhënë fjala. Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dhe kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë, sepse nuk ishte radha e tij. Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja mori fjalën duke e konsideru veten edhe si mysafir në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar ai.
Ai ka deklaruar se edhe emërimi si kryetar i komisionit ka qenë nga frika se mos nuk do të votonte për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai tha se asnjëherë nuk do ta dërgonte vendin në zgjedhje dhe se pretendimet e Kurtit nuk janë të vërteta.
“Unë mendoj që në situatën që jemi, ideja që unë jam përcjellë me dosje analiza, tregon që mund të provokohem në një drejtim, ideja është se unë nuk provokohem, unë nuk kam votë kundër Albin Kurtit. Do të vazhdoj deri në fund të mandatit pjesë e grupit parlamentar. Unë nuk do të jem shkak i rrëzimit të qeverisë Kurti, e më pak shkuarja në zgjedhje e shpenzimi i milionave eurove”, ka theksuar Abazi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë