LAJMI I FUNDIT:

AAK reagon pas deklaratës së Trajkoviqit: Nuk do të mbajmë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve

AAK reagon pas deklaratës së Trajkoviqit: Nuk do të mbajmë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas deklaratës së Rada Trajkoviq, e cila tha se AAK është në diskutim me Listën Serbe për një marrëveshje të mundshme për zgjedhjen e Presidentit.

AAK theksoi se nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tutje nga AAK u tha se Trajkoviq nuk e kishte për herë të parë që përdorë emrin e Aleancës për të qenë në vëmendje, e këtë dëshiron ta arrijë duke dhënë deklarata të pa baza e pompoze sikurse kjo e fundit.


“Problemet që komuniteti i saj i ka brenda llojit, nuk duhet t’i adresojë dhe të hedh fajësinë tek të tjerët, e më së paku të një organizatë të dëshmuar për transparencë e konsistencë në tërë historinë e saj politike. Që nga nominimi i kryetarit Ramush Haradinaj si kandidat për President të Republikës, secili veprim i AAK-së në realizimin e këtij qëllimi, që ne e konsiderojmë të nevojshëm për Kosovën, ekuilibrin e pushtetit dhe ruajtjen e demokracisë, ka qenë plotësisht transparent dhe i njohur për qytetarët!’, thuhet në reagimin e Aleancës.

Trajkoviq me akuza të rënda: AAK dhe Lista Serbe kurdisën zgjedhjen e deputetëve që do ta votojnë presidentin e Kosovës
Lexo po ashtu Trajkoviq me akuza të rënda: AAK dhe Lista Serbe kurdisën zgjedhjen e deputetëve që do ta votojnë presidentin e Kosovës

Ndryshe, kandidatja për deputete nga radhët Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rada Trajkoviq, ka hedhur akuzat në adresë të AAK-së dhe liderit të saj, Ramush Haradinajt.

Ky i fundit, sipas Trajkoviqit, po bashkëpunon me Listën Serbe në zgjedhjen e deputetëve që më pas do t’u bëhet presion për ta zgjedhur presidentin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori