LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti

AAK-ja kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si përgjigje për veprimet e saj për veriun e vendit, pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në atë pjesë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për media të mërkurën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se me qasjen e Kurtit Kosova po e humb me shpejtësi sovranitetin në veri.

​Gashi: Kurti nuk i duhet Kosovës, sanksionet nga ShBA-ja janë të rrezikshme për Kosovën
Lexo po ashtu ​Gashi: Kurti nuk i duhet Kosovës, sanksionet nga ShBA-ja janë të rrezikshme për Kosovën

“Që nga vendimi për targat, Kosova në atë pjesë të vendit pop e humb sovranitetin”, ka deklaruar Tahiri.


Ai ka shtuar se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës e kanë goditur në themel shtetin.

“Ne nuk mund të sillem kishe nuk është duke ndodhur asgjë në këtë vend, gjendja është e jashtëzakonshëm dhe nuk mund të sillemi zakonshëm. Për AAK është me rëndësi që të nis një mocion i mosbesimit për këtë Qeveri”, është shprehur tutje Tahiri.

“Sanksionet e kanë goditur në themel funksionimin e këtij shteti. Për AAK institucionet janë të shenjta. Nuk mund t’i japim mbështetje një kryeministri që merr sanksione nga Amerika siç marrin armiqtë e saj. Një mocion i mosbesimit është përgjigjja për këtë. Për t’u integruar veriu së pari është dashtë të integrohet politika e Kosovë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori