A ke veturë dhe licencë? VOOM po fton shoferë t’i bashkohen ekipit

VOOM ka hapur zyrtarisht aplikimet për rekrutimin e shoferëve të licensuar, duke ftuar të gjithë ata që posedojnë veturë të bëhen pjesë e platformës së re revolucionare të transportit urban.
Shoferëve u ofrohet mundësia për të punuar me orar fleksibil dhe për të gjeneruar të ardhura në bazë të udhëtimeve të realizuara, ndërsa për 100 aplikuesit e parë është paraparë edhe bonus në fazën fillestare të lansimit.
VOOM po vjen si një platformë digjitale që synon të lehtësoj lëvizjen mbrenda kryeqytetit.
“Grahi kur don ti, fito kur don ti” është misioni që platforma përcjell, duke vënë në fokus fleksibilitetin për shoferët dhe një përvojë më të lehtë për përdoruesit.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes:
info@voom.taxi
048 40 00 80
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































