Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk është e thjeshtë. Është me rëndësi prej çfarë mielli gatuhet dhe me ç'ushqime hahet. Nga disa brumëra dhe simite mund të mos heqim dorë.
Mos e teproni! Ngandonjëherë e teprojmë me ngrënie buke. Kjo është arsyeja kryesore pse trashemi. Simitet e sotme përmbajnë 300 deri 400 kalori, pa përdorim të ndonjë ushqimi shtesë.
Përzieni hidratet e karbonit
S’është e thënë të hiqni dorë nga përdorimi i patate ve të pjekura ose nga ndonjë ushqim tjetër, veçse kombinimi duhet të bëhet me ushqim të indeksit të ulët glukemik. Për shembull, patatet përdoren të shoqëruara me një pjatë bishtaja. Kështu do të pengohet rritja e glukozës, që e shkakton ushqimi me indeks të lartë glukemik.
Hani brumëra
E befasishme:
* Brumi është ushqim me indeks të ulët glukemik, edhe pse nuk është nga drithërat integrale.
* Mielli semolinë që përdoret për gatimin e brumërave të thata, nuk përpunohet aq shpejt si miellrat e tjera.
Mësohuni të përdorni drithërat integrale dhe bishtajat
Elbi, orizi ngjyrë lajthie, hikrra dhe tërshëra – përmbajnë shumë fije dhe mbajnë ngopur më gjatë. Bishtajat janë edhe më të mira. Kur është fjala për prodhimet integrale, puna paksa ndërlikohet, sepse varet se si përgatiten. Për shembull, buka e bardhë dhe integrale kanë indeks të njëjtë glukemik, sepse janë të gatuara nga mielli i bluar mirë, ndërsa buka integrale e gatuar nga mielli i trashë, ka indeks më të ulët glukemik.
Për shkrirje të kilogramëve – perimet
Njerëzit që duan ta zvogëlojnë peshën trupore – perimet duhet shndërruar si themel të shujtave ditore. Perimet nuk trashin, prandaj ushqimet e tjera mund të zëvendësohen me perime, duke i përdorur madje edhe disa herë në ditë.
Përdorni pak yndyrë
Ushqimi i yndyrshëm dhe i thartë ngadalëson lirimin e glukozës. Mbani mend – yndyra ka shumë kalori, duke e përfshirë edhe ajkën e thartë! Më e shëndetshme është, për shembull, nëse me patate hahet sallata me pak vaj dhe me uthull.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?