Më 16.10.2025, në orën 17:20, në SPB Shkup, një 71-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar për një shumë prej 36.300 eurosh.

Sipas denoncimit, një person e ka kontaktuar në telefon, është prezantuar si punonjës policie dhe i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku, ishte plagosur rëndë dhe se duhej të paguante për t’u kryer një operacion urgjent.


Siç është raportuar, ajo më pas është kontaktuar përsëri në telefon nga një person tjetër që është prezantuar si mjek dhe i ka treguar se ku duhej t’i linte paratë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.