Plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Hollywood

Gjatë gjithë jetës së saj relativisht të shkurtër, Marilyn Monroe luftoi me çmimin e suksesit. Megjithëse filmat e yllit të Hollywood-it, siç është raportuar, kanë grumbulluar 200 milionë dollarë fitime, Monroe pësoi shumë humbje profesionale dhe personale.


Në një artikull të fundit me rastin e 58-vjetorit të vdekjes, Insider ka renditur plot 50 foto të rralla të aktores së famshme, që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës, shoqëruar me trazirat e jetës personale, martesat, dështimet dhe, natyrisht, edhe jetën artistike.

1 640 0 5f2a882bea2c6

Një portret i Marilyn Monroe, në studio, 6 muajshe, 1927

Marilyn Monroe lindi në vitin 1926 si Norma Jeane Mortenson dhe më vonë u pagëzua si Norma Jeane Baker, sipas biografisë.

E vlerësuar gjerësisht si një nga aktoret më të njohura të shekullit të 20-të, Monroe bëri histori gjatë gjithë viteve që jetoi. Ndikimi i saj është akoma i gjallë edhe sot e kësaj dite, pasi “logot” Monroe vazhdimisht shiten me çmime të larta në ankande në të gjithë botën.

2 640 0 5f2a88a48b1fa

Gladys Baker, e ëma, duke mbajtur në krahë të bijën, Norma Jeane Baker (Marilyn Monroe), 1926

"Në një farë mënyre, ajo është më e njohur sot sesa ishte atëherë",- citohet të ketë thënë Lawrence Schiller, fotograf dhe mik i Monroe, autor i "Marilyn & Me".

Megjithëse një pjesë e madhe e jetës së saj private njihet gjerësisht - nga fëmijëria e saj e vështirë deri te martesat e trazuara - disa imazhe nga jeta private, larg kamerave, mund të mos i keni ndeshur.

3 640 0 5f2a89292f151

Monroe, djathtas poshtë, 1929

Insider rendit një pjesë të mirë të historisë së aktores, referuar edhe biografisë së saj, dhe risjell edhe një herë në vëmendjen e lexuesve ndikimin absolut të ikonës së bukurisë në të gjitha kohët.

4 640 0 5f2a8a8f5c625

"The Misfits"

"The Misfits" ishte filmi i fundit i Monroe. Më 5 gusht, 1962, aktorja u nda nga jeta në rezidencën e saj në Los Angeles në moshën 36-vjeçare. Shkak i vdekjes u raportua mbidoza e drogës.

5 640 0 5f2a8928d512c

Monroe, 5 vjeç

640 0 5f2a8a8e83070

640 0 5f2a8a8ecedd6

640 0 5f2a8a8d4b362

640 0 5f2a8a8cb4d1c

640 0 5f2a8a8c75427

640 0 5f2a8a8a0493e

640 0 5f2a8a88ac485

640 0 5f2a8a882017a

640 0 5f2a8a874dc40

640 0 5f2a8a87d3d40

640 0 5f2a8a878ef98

640 0 5f2a8a8862077

640 0 5f2a8a8904c4c

640 0 5f2a8a89915cb

640 0 5f2a8a894a261

640 0 5f2a8a8d8dd47

640 0 5f2a8a8dd752e

640 0 5f2a8a8e23c12

640 0 5f2a8a8ecedd6

640 0 5f2a8a8f190f4

640 0 5f2a8a870ab3f

640 0 5f2a8a86b9940

640 0 5f2a8a861a0d3

/Class