LAJMI I FUNDIT:

430 kilogramë kokainë brenda plehut organik, nis seanca për 10 të arrestuarit

430 kilogramë kokainë brenda plehut organik, nis seanca për 10 të arrestuarit

Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik  artificial.

Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.

Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.


Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, ndërsa Klajdi Kodra siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori