38 mijë banorë të Lipjanit do të mbesin pa ujë të enjten

Kjo për shkak se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa stacione të pompimit, puse dhe në objektin administrativ.
Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin mbesin:
- Objekti Administrativ i ujësjellësit në Lipjan, Stacioni i pompimit në Lipjan që furnizon me ujë të pijshëm Lipjanin dhe gjashtë fshatra (Jeta e Re, Grackë e vjetër, Suhadoll, Hallaq i Madh, Ruvc i Ri dhe Ruvc i Vjetër),
- Stacioni i pompimit në fshatin Konjuh që funizon 16 fshatra (Gadime e Epërme ,Gadime e Ulët,Gllavicë, Marevc, Babush, Qallapek, Bujari, Banullë, Gllogovc, Janjeva, Teqe, Gushtericë e Epërme, Gushtericë e Ulët, Dobrotin, Livagjë, Knjuh dhe në tërësi QMI-ja), dhe
- Stacioni i pompimit në fshatin Sllovi.
"Pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10.500 konsumatorë ose 38.000 banorë të qytetit dhe fshatrave të komunës së Lipjanit", thuhet në njoftimin e ujësjellësit. /Telegrafi/

















































