LAJMI I FUNDIT:

30 ditë paraburgim ndaj dy personave për posedim të kokainës

30 ditë paraburgim ndaj dy personave për posedim të kokainës

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve M. R. dhe Q. A..

“Ekziston dyshimi bazuar me datë 19 gusht 2019, të pandehurit, pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike të llojit “kokainë” në sasi prej 56.4 gramë, i pandehuri M. R. ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është arritur të kapet nga zyrtarët policorë prapa ndërtesave “Albanica”, me ç’rast edhe gjatë arrestimit ka penguar zyrtarët policorë.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,, ndërsa i pandehuri M. R. ka kryer edhe veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” vepratë sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë .


Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që parashihet një dënim mjaft i lartë për këto vepra dhe gjithashtu të pandehurit janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe ekziston rreziku i ikjes, që do të pengonte zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori