Pas hapjes me sukses të hotelit të parë të brenduar në Kosovë, Four Points by Sheraton, Marigona Tower nënshkroi zyrtarisht kontratën për financimin e ndërtimit të hotelit Courtyard by Marriott dhe Marigona Tower Business Hub. Marrëveshja u nënshkrua nga Valton Billalli dhe Rasim Mrlaku, aksionar në Marigona Tower, Andres Burkhardt, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në NLB Banka dhe Albert Lumezi, Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës.
“Sot po nënshkruajmë marrëveshjen e finacimit të projektit të parë tërësisht komercial i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës dhe do të përfshij Hotelin Courtyard by Marriott dhe Marigona Tower Business Hub.
Kosto e zhvillimit të këtij projekti do të jetë 26 milionë euro, 16.5 milionë euro prej të cilave financohen nga NLB Banka. E tërë shuma e investimit të projektit është investim vendor nga Marigona Tower. Dua të falënderojë stafin e NLB Bankës me të cilët kemi punuar një periudhë të gjatë për të arritur në financimin e këtij projekti të rëndësishëm për ne dhe për vendin”, tha Valton Bilalli, aksionar në Marigona Tower.
NLB Banka është një nga bankat më aktive në treg sa i përket segmentit të financimit të projekteve dhe ka portfolio të konsoliduar tashmë në shumë sektor. Në një fjalë rasti, z. Lumezi, Kryetari Bordit Udhëheqës të NLB Banka tha “Si NLB Group kemi kënaqësinë të mbështesim financimin e ndërtimit te këtij hoteli dhe qendrës së biznesit me kredi investive prej 16.5 milion euro. Ky financim i NLB Bankës tregon se fokusi ynë është gjithnjë në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe nevojave të tregut edhe në këtë kohë sfiduese të mbizotërimit të pandemisë COVID-19. Ne besojmë se përparësia e Bankës tonë është qe e kemi zemrën dhe mendjen të ndërlidhur me rajonin ku veprojmë.”
Lidhur me investimin
Investimi i gjithmbarshëm në hotel dhe në qendër të biznesit gjatë tri viteve të ardhshme do të arrij shumën prej 26 milionë eurove, ndërsa nga ai do të përfitojnë së paku 400 punonjës.
Courtyard by Marriott me lokacion në qendër të kryeqytetit, do të ketë 147 dhoma të standardit të lartë, duke marrë kësisoj primatin e hotelit më të madh në Kosovë. Hoteli do të ketë edhe gjashtë dhoma për takime dhe dhoma multifunksionale me mundësi të shërbimit nga 25 deri 300 persona, një qendër fitnesi, restorant dhe parking nëntokësor. Courtyard by Marriott planifikohet të hapet në mesin e vitit 2023.
Marigona Tower Business Hub do të jetë në objektin e njëjte me Courtyard by Marriott.10 katet e para të ndërtesës do ti takojnë hotelit, ndërsa 14 katet tjera do ti takojnë qendrës së biznesit. Në total do të jenë 8,500m2 hapësirë e destinuar për biznese. Në kuadër të konceptit do të përfshihen zyre me madhësi të ndryshme, 4 kate parking nëntokësor, hapësirë për pritje, mirëmbajtje të zyrës, internet me shpejtësi të lartë, dhomë konferencash, kafiteri dhe qasje në fitness dhe Spa.
Lidhur me Marriott International
Marriott International Inc., me seli në Bethesda të Merilendit të SHBA-ve, ka nën portfolion e saj mbi 7000 prona që operojnë nën 30 brende të ndryshme në 131 shtete dhe territore të botës. Marriott operon vet apo jep franzhiza dhe licencon hotele dhe resorte pushimi anembanë globit. Kompania menaxhon edhe programe të besnikërisë së klientëve që kanë fituar shpërblime globale – Marriott Rewards, që përfshin edhe Ritz-Carlton Rewards, dhe Starwood Preered Guest.
Për më shumë informata, mund të vizitoni web-faqen www.Marriott.com, ndërsa për risitë më të reja lidhur me kompaninë mund ta vizitoni faqe https://news.marriott.com, apo të lidheni me ne në Facebook, Twitter dhe Instagram përmes faqes @MarriottIntl.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës