LAJMI I FUNDIT:

Më 26 dhjetor, 49 deputetë të rinj e 71 ‘veteranë’

Më 26 dhjetor, 49 deputetë të rinj e 71 ‘veteranë’

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të konstituohet më 26 dhjetor, do t’i ketë 49 deputetë të rinj, të cilët për herë të parë e kanë fituar këtë mandat dhe 71 të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e legjislaturave të kaluara.

Nga 120 deputetët e zgjedhur të legjislaturës së shtatë 38 do të jenë gra, shkruan gazeta “Zëri”. Seanca konstituive e legjislaturës së shtatë do të mbahet më 26 dhjetor, të cilën pritet ta kryesojë deputeti më i vjetër në moshë Jahja Koka (71-vjeçar) dhe deputetja më e re në moshë Fjolla Ujkani (22-vjeçare), që të dy këta deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pjesë e legjislativit të ri do të jenë 71 ish-deputetë, të cilët kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në ndonjërën prej përbërjeve të vjetra. Por pavarësisht kësaj, zgjedhjet e 6 tetorit kanë sjellë shumë të papritura sa i përket përbërjes së re të Kuvendit.


Përveçqë janë përjashtuar shumë deputetë, të cilët kanë mbajtur më shumë se një mandat, përfaqësues të popullit sërish nuk janë zgjedhur as persona që nga themelimi kanë qenë pjesë e legjislativit. Kësisoj 49 fytyra të reja do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori