LAJMI I FUNDIT:

20 modele më të fuqishme të çantave për vitin e ardhshëm

20 modele më të fuqishme të çantave për vitin e ardhshëm

Muaji më turbulent i modës tashmë ka kaluar, ndërkaq koleksionet për sezonin pranverë-verë këtë herë do të mbeten për t’u mbajtur në mend për theksimin e madh të detajeve, të cilat natyrisht nënkuptojnë edhe aksesorët.

Na besoni, kjo është lista më minimale të cilën kemi mundur ta bëjmë, transmeton Telegrafi.


Kur është fjala për çantat, ndër shtëpitë e modës më së shumti kanë dominuar “Gucci”, ”Fendi”, “Valentino”, “Elie Saab” dhe “Dior”.

Nga modelet më së shumti janë theksuar ato në formën mini, si edhe ato me aplikacione interesante.

Ngjyrat janë të ndezura, si p.sh. e kuqja dhe e kaltra.

Përzierja e printeve akoma është njëri ndër trendët kryesorë, por nuk duhet assesi të injorohen as ato tepër të mrekullueshme njëngjyrëshe, të cilat na arrijnë në forma të ndryshme si p.sh. çantat mini “Valentino”, të cilat vijnë në çift apo ato të mëdha me nënshkrimin e Victoria Beckhamit.

Thjesht, e kemi tepër të vështirë të zgjedhim disa syresh si favorite. Tekefundit, do të bindeni edhe vetë kur të shihni galerinë tonë. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20