2 Ton publikon këngën e re, të shtunën lansohet edhe klipi

Reperi 2 Ton e ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Boyat, "Wallahi wallahi", që aktualisht është lansuar në versionin audio.
Arton Avdyli ka bërë të ditur se do ta shoqërojë projektin e ri edhe videoklip, të cilin do ta lansojë ditën e shtunë.
"Kënga është në dispozicion në Spotify dhe në të gjitha platformat tjera muzikore", ka shkruar reperi në një postim në rrjetet sociale.
Ai njëherësh ka njoftuar në Instagram se videoja muzikore e kësaj kënge do të lansohet nesër (e shtunë) në ora 15:00.
Ditë më parë, 2 Ton e kishte publikuar një fragment të shkurtër nga videoklipi i ri që pritet të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/12/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































