Shqipëria ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, pas fitores kundër Lihtenshtajnit me rezultat 2-0.
Djelmoshat e Gianni de Biasit e nisën takimin mirë dhe më qetësi kërkonin rastin për gol.
Më goditjen e parë në portë kuqezinjtë kaluan në epërsi. Ishte minuta e 12 ku pas një aksioni të bukur nga e majta ku Aliji harkoi në zonë dhe gjeti kokën e Odise Roshit, i cili pason bukur te Hyka që shënon në afërsia. Ishte edhe portieri që e ndihmoi golin.
Lojtari më në formë i Shqipërisë ishte Roshi që rrezikoi dy herë radhazi në minutën e 24-të dhe 28-të.
Edhe Gjimshit provoi me kokë në minutën e 30-të, por pa sukses.
Në fund të pjesës së parë Shqipëria mbetet pa Burim Kukelin që u largua shkaku i lëndimit.
Në pjesën e dytë i pari rrezikoi Lila, që gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e 69, Balaj rrezikon, por portieri i Lihtenshtajnit bënë pritje bravuroze.
Pas vetëm një minute erdhi edhe goli i qetësisë. Harkon Hysaj dhe me kokë ngulit topin në rrjetë Balaj për 2-0.
Deri në fund Shqipëria e kontrolloi ndeshjen dhe provoi disa herë nga distanca.
Kuqezinjtë pas kësaj ndeshje kanë 6 pikë dhe udhëheqin në renditje para Spanjës dhe Italisë që kanë nga 4 pikë. /Telegrafi/
Goli i Hykës
Goli i Balajt