16 kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se janë 16 kandidatë që kanë aplikuar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Bordi ka publikuar emrat e kandidatëve, teksa njofton se Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim, transmeton Telegrafi.
"Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka hapur aplikacionet e kandidatëve", thuhet në njoftim.
Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë:Adriana Kutllovci Arben Berisha Bekim Hasani Burhan Lata Fadil Hoxha Fahredin Shehu Fisnik Derguti Fitore Miftari Gjergj Filipaj Hysen Hundozi Mehmet Kalisi Orhan Hajrizi Remzije Zeqiraj Shkumbin Ahmetxhekaj Valentina Saraçini Zenel Hajrizi /Telegrafi/

















































