Përmbledhja e 15 veturave më të mira, që janë prezantuar në panairn e Los Angelesit të Shteteve të Bashkuara
Tani është përfundimisht sezoni i automobilave, transmeton Telegrafi. Pas Paris Motor Show që u zhvillua në fillim të tetorit, LA Auto Show që filloi javën e kaluar, solli makinat më të rejat deri më tani. Më poshtë mund të shihni disa prej modeleve më të mira të kthyera në metal, si dhe koncepte të mahnitshme, pa ndonjë renditje të caktuar.
Nissan Maxima dhe Murano
Derisa Nissan kishte thënë se nuk ka me çka të prezantohet në këtë panair, megjithatë ka treguar modelet e reja Maxima dhe Murano. Nën kapak të Murano mbetet motori me 3.5 litra, ndërsa ndryshime ka pësuar në disa pjesë të sipërme, drita dhe ka grill të ri. Kjo makinë, nuk pritet të lansohet deri më 2020. Ndryshime të konsiderueshme ka pësuar edhe Maxima, që do të lansohet më 2019.
Rivian R1T dhe R1S
Një prej befasive më të mëdha të këtij panairi, ishte nga Riviani që solli dy makina elektrike. Modelet R1T dhe R1S që kanë nga dy motorë prej 180 kWh, që prodhojnë nga 754 kuaj fuqi, i sigurojnë autonomi prej 650 kilometrave. Krijuesit janë fokusuar edhe në përformancën e këtyre makinave nga Riviani, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në or, mund ta zënë për tre sekonda. Shpejtësinë prej 160 kilometrave në orë, mund ta arrijnë vetëm një sekondë më vonë.
Porsche 911
Edicioni special i gjeneratës së re të 911, dukej se nuk do të arrinte kurrë, por më në fund e kemi një 9992 tërësisht të ri, që është makinë e vitit 2020. Ky 911 që u paraqit në versionet Carrera dhe 4S, ka përditësime revolucionare stili, teksa pjesa e mbrojtëseve i japë pamje krejtësisht tjetër. Me motorin prej 3.0 litra, kjo Porsche që prodhon 443 kuaj fuqi, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë mund të arrijë për 3.5 sekonda.
AMG GT R Pro
Mercedes nuk do të lejonte kurrë që Porsche të merr tërë vëmendjen, andaj prezantoi rivalin e 911 që është një AMG GT R Pro, shumë i fuqishëm. Makina ka huazuar prej të gjitha modeleve AMG GT, vetëm se ka ndryshime në pjesën e dritave të përparme dhe disa elemente të pjesës së pasme. Enterieri ka prekje të shumta moderne, bie në sy timoni i ri dhe ekrani i ndjeshëm në prekje me 12.3 inch. Ky Mercedes me 550 kuaj fuqi, është legal për rrugë normale, por i fokusuar për shtigje garash.
Jeep Gladiator
Entuziastët e pritën me padurim Jeep Gladiator, që ishte paralajmëruar për një kohë të gjatë. Këtë Jeep e sjellë 26 vjet, pasi për herë të parë e prezantoi Comanche, ndërsa përfundimisht e largoi nga prodhimi versionin Wrangler. Tani që Gladiator është gati për prodhim, pritet të shihet se si do të funksionojë makina me katër dyer dhe motorin me 3.0 litra me naftë, që prodhon 285 kuaj fuqi. Makina 4×4 e aftë për të gjitha terrenet, pritet të arrijë gjatë vitit që vjen.
Lincoln Aviator
Më herët e kemi parë në New York, ndërsa tani është prezantuar zyrtarisht makina SUV Aviator. Makina me tri radhë ulësesh, që e ka motorin me 3.0 litra, prodhon deri në 400 kuaj fuqi. Në këtë Lincoln me dhjetë shpejtësi automatike, është i instaluar edhe opsioni hibrid.
Kia Soul
Prodhuesi korean Kia, e ka dërguar në LA Auto Show, gjeneratën e tretë të Soul, që ka forma më katrore se kurrë më parë. Versioni më i lirë do ta ketë motorin 1.2 litra dhe prodhon 147 kuaj fuqi, teksa versioni sportiv me 1.6 litra do të prodhojë 201 kuaj fuqi. Në dispozicion është edhe versioni elektrik me 64 kWh, që pritet të ketë autonomi prej 480 kilometrave.
Toyota Prius AWD-e
Për panairin e Los Angelesit, Pius i veçantë për Toyotan, ka pësuar ndryshime të konsiderueshme. Gjenerata e kaluar ka pasur ndryshime në drita, që ia përmirësoi shumë dukjen, ndërsa përditësimet e fundit e kanë bërë Prius AWD-e edhe më të mirë në dukje. Nën kapak e ka sistemin që i ndihmon të vozitet me të gjitha rrotat, teksa ndihmohet edhe prej një motori elektrik.
Mazda3
Pas konceptit të mahnitshëm të Kai, që është prezantuar në Tokio Motor Show, të gjitha kanë pasur dëshirë që ta shohin si makinë të prodhuar. Lutjet e tyre janë dëgjuar, pasi Mazda e ka lansuar makinën, që është edhe në versionin sedan. Linjat elegante dhe tavani i gjatë, i japin Mazda3 paraqitje shumë elegante dhe luksoze, gjë që është pasqyruar edhe në enterier. Modeli 3 e ka motorin e revolucionarizuar nga Mazda, Skyactiv-X që punon me shpenzim të vogël, duke dhënë përformancë të lart.
Honda Passport
Sikur Lincoln edhe Honda e sa sjellë një SUV, që nuk mendohej se do të shihej më. Modeli Passport vjen më 2019, ndërsa do të jetë në mes të modeleve CR-V dhe Pilot, në linjën e makinave nga Honda. Me pamje sikurse makina për të gjitha terrenet Pilot, ky model vjen vetëm me versionin 3.5 litra V6 që prodhon 280 kuaj fuqi. Duket se Honda është përkushtuar shumë në Passport, që është shumë më i lehtë dhe i fuqishëm se paraardhësi.
Hyundai Palisade
Prodhuesi japonez Palisade, e shfrytëzoi LA Auto Show, për ta prezantuar makinën e re dhe më të rëndësishme Palisade. Në këtë SUV për tetë pasagjerë, ka edhe shumë teknologji, për t’i mbajtur ata të zënë gjatë tërë kohës. Makina me motor prej 3.8 litra do të prodhojë 291 kuaj fuqi. Energjia do të dërgohet në dy rrotë apo në të katërtat, nëpërmjet tetë shpejtësive automatike.
Audi e-tron GT
Qendrën e vëmendjen e ka zënë Audi me prezantimin e e-tron, që është një makinë me katër dyer që do të prezantohet më 2021. Stili agresiv dhe paraqitja që ka ky Audi, ka bërë që t’ia kalojë dukjes së Tesla Model S. Nuk mbetet mbas as me përformancë, duke lënë prapa makinat tjera elektrike pasi prodhon 590 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.5 sekonda, teksa bateria me jone litiumi i ndihmon të ketë autonomi prej 450 kilometrave.
Toyota Camry dhe Avalon TRD
Sinonim i Toyotas nuk është stili sportiv, por duket se këtë koncept, prodhuesi japonez është duke dashur ta ndryshojë. Bashkë me ndryshimet në Supra, kompania ka bërë ndryshime në linjën TRD, prej nga do të dalin modelet e reja të Camry dhe Avalon. Motorët do t’i ketë edhe më tutje ata që prodhonin nga 301 kuaj fqui, vetëm se do të kenë ndryshime në sistemin e qarkullimit, atë të nxjerrjes së gazrave, pezullimit dhe frenave.
BMW 8 Series pa tavan
Pasi e prezantoi 8 Seires të ri në La Mans, BMW ia hoqi tavanin duke e bërë të parin e këtij modeli që nuk e ka pjesën e sipërme. Nën kapak i ka të gjitha pjesët sikurse kupeja, vetëm se ka marrë pamje shumë më sportive. Tavani prej pëlhure, mund t’i hapet për 15 sekonda edhe kur është duke lëvizur me 50 kilometra në orë.
BMW X7
Prodhuesi gjerman BMW, e ka prezantuar në LA Auto show edhe makinën më të madhe ndonjëherë, X7 SUV. Me shtatë ulëse dhe përmasa enorme, kjo makinë do të kushtojë duke filluar prej 70 mijë euro, kur të del në shitje, në fillimin e vitit që vjen. Motori me 3.0 litra që prodhon 335 kuajfuqi, i mundëson që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 5.2 sekonda. Pritet që X8, të mos arrijë më vonë se vitin e ardhshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Kush është prodhuesi më i madh i gomave të automjeteve në botë?
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Kjo është makina më e gjatë në botë sipas rekordit Guinness
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje