Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi e ka kryer dënimin e marrë nga MLS për një ndeshje mos lojë.
Anëtari i ekipit amerikan Colorado Rapids u dënua pasi hyri në fushë javën e kaluar për të festuar, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme ka qenë në tribunë në udhëtim tek DC United.
Por edhe pse ishte i dënuar, Gashi është befasuar nga tifozët shqiptarë në Amerikë që kanë shkuar në stadium për ta përkrahur atë.
Në një foto të publikuar nga futbollisti në faqen e tij zyrtare në Facebook, Gashi i ka falënderuar ata për mbështetje. /Telegrafi/