Janë disa mënyra me anë të së cilave një djalë fsheh xhelozinë, posesivitetin dhe madje, edhe mungesën e respektit ndaj jush
Çdo ditë, pak nga pak, ai ju ‘indoktrinon’ me butësi, ndërsa ju as që e kuptoni. Nëse është i prirur ndaj këtyre sjelljeve, duhet të rimendoni marrëdhënien tuaj. Pak nga pak, ai po ju përpin në vorbullën e tij të fiksimeve, egoizmit dhe dashurisë për veten e tij.
1. Ai ju vë shpesh në dukje: ‘sa e çmendur që je’ a thua ju jeni njeriu më impulsiv dhe ai, njeriu më i qetë në botë. A keni filluar të ndiheni sikur, jeni me të vërtetë e çmendur? Nëse jo, do të filloni shpejt të ndiheni si anormale. Pa e kuptuar ju, ai po ju ul duke ngritur veten e tij.
2. ‘Je e përsosur’, ju përsërit ai duke qeshur. S’ka asgjë të keqe, ë? ‘Je e përsosur’, është një kompliment…apo jo? Në të vërtetë, fsheh një qasje drejt jush a thua se jeni një kukull Barbie, duke ju ngritur në një piedestal që bazohet vetëm me atë që ai kërkon të shikojë teknjë vajzë. Jo atë që jeni vërtet. Dhe pak nga pak, e shikoni veten se jeni kthyer në një Barbie. E përsosur!
3. Takoheni herë pas here, dhe takimet tuaja janë të këndshme, plot shaka e intime. Asnjëherë nuk keni takuar miqtë e tij, sikur po ju mban sekret. Por nëse ndihet mirë me ju, natyrshmërisht i vjen t’ju prezantojë tek të tjerët. Kështu që, tërhiquni sa jeni në kohë.
4. Ai ju shkruan edhe pasi i thoni se keni dalë me miqtë. Dhe vazhdon, ju shkruan. Vazhdon, vazhdon…Duket se po ju kushton vëmendje, por në të vërtetë, secili supozohet të ketë hapësirën e vet në jetën tuaj; ai, miqtë, familja, kanë kohën dhe vendin e tyre. Nëse ai vazhdimisht nuk ju lë të qetë, do të thotë se po përpiqet të zërë me ngulm çdo vend të mundshëm në jetën tuaj.
5. Ai ju thotë ‘E kuptoj shumë mirë si ndihesh’ sa herë keni një problem. Kjo nuk tregon se është i kuptueshëm, por se i minimizon problemet që keni, ndjesitë që keni, duke ju bërë të ndiheni qaramane dhe duke mos ju ndihmuar të zgjidhni ndonjërin prej tyre. Fakti që ai ‘ju kupton’ nuk zgjidh asgjë.
6. Kur vazhdimisht ju krahason me femra të tjera, edhe pse mund të thotë se ‘ti je më e mirë’. Praktikisht, ai nuk është i bindur tek ju, apo…? Përndryshe, përse do të duhet t’ju krahasojë me çdo femër tjetër? Për të mos përmendur pastaj se, zëre se është duke ju thënë se ‘për fat të mirë nuk je si të tjerat’.
7. Ajo shprehja: ‘Hmmm…shumë seksi sot, ë?’ Mund t’ju bëhet qejfi, është xheloz, ë? Epo mund të vijë një ditë kur nuk do t’ua thotë më kështu. ‘Mos të ta shoh veshur atë fustan të kuq me gjoksin jashtë!’
8. Ju thotë shpesh se si mund t’ju mbronte nga meshkujt e tjerë. Dhe kur ecni në rrugë, është gjithmonë një hap prapa jush, duke kontrolluar se kush ju sheh e kush jo. është diçka e ëmbël që ai të dojë t’ju mbrojë, por përse duhet ta bëjë kudo, me këdo? Po miqtë tuaj pastaj..? Mund të vijë një ditë kur, nuk do të mund t’i shihni…
9. ‘…nuk ndihem rehat kur ti je me një mashkull’. Faza tjetër e të sipërmpërmendurës. Nuk mund të bëhet xheloz për shokët tuaj. Pikë. Shëmbëllen mosbesim, dhe një posesivitet që i tejkalon caqet e marrëdhënieve njerëzore. Ju duhet të keni miq, ai duhet të ketë mikesha. Ç’të keqe ka?
10. Kur dikush ju ngacmon, ai ju kthehet ju a thua është faji juaj. Mund t’ua thotë me kunja, por ju dalloni se mezi po e mban veten, shkruan Anabel. Nuk ka asgjë normale dhe të ëmbël në këtë mes…nuk është xhelozi dashurie, është ndjesi sundimtari, e pastër.
11. Ju sygjeron shpesh të ndryshoni zakonet tuaja të jetesës. ‘Mos rri shumë në Facebook’, ‘Ha më shumë sallata’ ‘Fillo palestrën’…Nëse këmbëngul me këto, duhet t’ia bëni të qartë: ‘Je i dashuri, jo planifikuesi i jetës sime’. A dëshironi vërtet të ndryshoni gjithë regjimin tuaj për të?
12. Kur ju i thoni se keni dëshirë të rrini vetëm, ai sillet sikur nuk rri dot pa ju, dhe ju thotë se të rrini me të, është zëre se po rrini vetëm me veten. Përsëri: të gjithë kanë hapësirën e vet në jetën tuaj, i dashuri, familja, miqtë, vetja juaj.
13. Kur i thoni se jeni tepër e lodhur për marrëdhënie intime, ai fillon t’ju marrë me të mira që t’ua mbushë mendjen. çfarë do të thotë kjo? Që koha e mirë është kur ai ka dëshirë. Dhe nuk ka rëndësi në ju jeni e lodhur apo jo; do të dalë e vetja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë