LAJMI I FUNDIT:

12 vjeçari gjeti një kuletë me 2,500 euro në Skenderaj, i kthehet pronarit

12 vjeçari gjeti një kuletë me 2,500 euro në Skenderaj, i kthehet pronarit

Një 12 vjeçar me inicialet B.A ka treguar një shembull të mirë duke dorëzuar në stacionin e Policisë në Skenderaj një kuletë me para dhe dokumente.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kuletë i është dorëzuar pronarit të saj me 2,500 euro.

“Një shembull i mirë i qytetarit 12 B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një kuletë, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.


Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2,500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer  atij portofolin me paratë dhe  dokumentacionin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e  ndërgjegjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori