Kur një mashkull dashurohet me një femër, ka mjaft gjëra të vogla të saj dhe të personalitetit të saj që e lumturojnë
Janë raste të përgjithshme, por në fakt kaq të veçanta dhe që meshkujt i adhurojnë, por nuk i thonë kurrë, edhe pse duhet t’i thonë, shkruan “Huffington Post”.
Por cilat janë gjërat që meshkujt duan më shumë nga femrat?
1. Pëlqen mënyrën se si qesh kur e mendon. Nuk ka rëndësi nëse ka pasur nëj ditë stresuese, është bllokuar në trafik apo thjesht i mërzitur. Një mashkull me fat do të ketë përkrah një femër që do ta bëjë të qeshë, edhe pse në distancë.
2. I pëlqen ta bëjë të qeshë. Një mashkull e dashuron vërtetë një grua që qesh në jetën e saj dhe i pëlqen ta zbavitë. Por mbi të gjitha i pëlqen të jetë ai burimi i buzëqeshjes.
3. Dëshiron të jetë fizikisht pranë saj. Qoftë nëse rrijnë bashkë në divan, apo në këmbë duke pritur një taksi, s’ka rëndësi. Por një mashkull dëshiron vërtetë të jetë pranë femrës së tij, duke e parë si një mënyrë për t’u ndjerë të lidhur si fizikisht si shpirtërisht.
4. I pëlqen mënyra se si luan me flokët e tij kur i jep makinës. Në fakt, nuk ka një shpjegim logjik, por është fantastike.
5. I pëlqen mënyra se si qesh femra, pasi e ka puthur. Keni provuar ndonjëherë euforinë që vjen pasi keni puthu personin e duhur? Shkëndija që shpërthen kur putheni? Ndonjëherë reagimi i mundshëm është thjesht… një buzëqeshje.
6. I pëlqen kur i tërheq vëmendjen. Edhe meshkujt duan të ndjehen të dëshiruar. Në pjesën më të madhe të rasteve janë femrat, që duan të tërheqin vëmendjen.
7. I pëlqen kur femra që ka në krahë bën diçka qesharake, pa e kuptuar. Ndoshta duke mbledhur hundën kur qesh, apo e godet në shpatulla kur femra është e zemëruar. Ka edhe mënyra të tjera reagimi që i bën në mënyrë natyrale, pa e vënë re. Por në fakt këto janë gjeste që një mashkull i adhuron.
8. I pëlqen mënyra që në lidhje gjërat janë natyrale Çdo mashkull dhe çdo femër duhet të impenjohet në një lidhje, që ajo të funksionojë. Por kur dy persona janë totalisht në sintoni me njëri-tjetrin, lidhja do të ecë përpara natyrshmërisht.
9. I pëlqen të të kërkojë këshilla. Kur e vlerëson dhe ke respekt për dikë, sigurisht që vlerëson dhe mendimin e tij, që të bind më shumë se çdo opinion tjetër. Nëse njeriu i jetës e vlerëson mendimin tënd, e merr për zemër dhe e vlerëson në vendimet e tij është një shenjë e mirë.
10. I pëlqen kur femra merr iniciativa. Qoftë dhe në gjeste të vogla, si një përqafim, një puthje në faqe etj., janë iniciativa të vogla që partneri i vlerëson. Janë gjëra që duken kaq të zakonshme por që vendosin në sintoni dy persona, duke transformuar shprehjen “unë dhe ti” në “ne”.
11. I pëlqen ta shohë femrën në sy. Të shikosh në sy një person tjetër zakonisht është e sikletshme. Por jo me personin e duhur. Përkundrazi ai shikim është me dashuri, dhe dashuria veçse rritet mes dy personave që kanë nisur një spirale në shpirtin e tyre, dhe i kanë lejuar njëri-tjetrit të shohin brenda tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania