Ditët e para të vjeshtës kanë ardhur, e bashkë me to edhe një listë me disa libra të mrekullueshëm, të propozuar nga Libraria Dukagjini.
Dhjetë librat më poshtë janë motivues, pozitiv dhe do të ishin një zgjedhje e përkryer për secilin.
ALI BABA – JACK MA
Biografi e një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të Kinës, mendjes brilante, themeluesit të platformës Ali Baba. Sot, Jack Ma (Ma Yun) është një prej gjigantëve të botës së internetit. Kompania e tij, Alibaba, është bërë platforma më e madhe në botë për tregtinë ‘online’.
Ngritja e Jack Ma-së dhe Alibaba-s ka qenë integrale për zhvillimin e ekonomisë së stërmadhe të internetit në Kinë. Ky libër paraqet përvojat jetësore të Jack Ma-së, karrierën e tij si sipërmarrës dhe të gjithë procesin e krijimit të Alibaba-s.
Duke shkuar pas skenave, autori tregon se si Jack Ma rrëzoi traditat dhe e ktheu Alibaba-n në një organizatë të fuqishme, e cila theu rekordin botëror si oferta më e lartë për një kompani publike gjatë regjistrimit në bursën e New York-ut në vitin 2014.
VAJZA LANI FYTYRËN
A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!
Si themeluese e uebsite-it TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj.
Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë më.
Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t’i kapërcente.
Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t’ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.
Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri “Vajza, lani fytyrën” ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar.
KATËR MARRËVESHJET
Një udhëzues praktik drejt lirisë personale. Mbi shtatë vite në listën bestseller të “New York Times”! Mbi 6 milionë kopje të shitura në SHBA. Përkthyer në mbi 40 gjuhë.
Në librin “Katër marrëveshjet”, Don Migel Ruiz, zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
RREGULLONI KREVATIN
Nëse doni të ndryshoni botën, filloni duke rregulluar shtratin tuaj.
Ky libër ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, qoftë në momente të mira, por edhe në momentet më kritike. Disiplina e hekurt, inteligjenca, nderi dhe dashuria bëhen bashkë për të prodhuar vlera të padiskutueshme njerëzore.
Më 17 maj 2014, Admirali William H. McRaven iu drejtua në ceremoninë hapëse të fillimit të studimeve studentëve të Universitetit të Teksasit në Austin.
Duke marrë frymëzim nga slogani i universitetit, “Ajo që fillon këtu ndryshon botën”, ai ndau dhjetë parimet që mësoi gjatë trajnimit si SEAL në Marinë, i cili e ndihmoi atë të kapërcente sfidat jo vetëm në stërvitjen e tij, në karrierën e gjatë detare, por edhe gjatë gjithë jetës së tij; dhe ai shpjegoi se çdokush mund t’i përdorë këto mësime themelore për të ndryshuar vetveten – dhe botën – për të mirë.
Fjalimi origjinal i Admiralit McRaven shkaktoi një “epidemi virale” duke pasur mbi 10 milionë klikime.
Duke u bazuar në parimet themelore të paraqitura në fjalimin e tij, McRaven tani tregon histori nga jeta e tij dhe nga ato të njerëzve që takoi dhe punoi gjatë shërbimit të tij ushtarak, të cilët merreshin me vështirësi dhe merrnin vendime të ashpra me vendosmëri, dhembshuri, nder dhe guxim. Thënë me përulësi dhe optimizëm, ky libër i përjetshëm siguron mençuri të thjeshtë, këshilla praktike dhe fjalë inkurajuese që do ta frymëzojnë lexuesit për të arritur më shumë, madje, edhe në momentet më të errëta të jetës.
“Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara.
Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndësi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.
PANDERSHMËRIA
Me thjeshtësi dhe mprehtësi Dan Ariley shpotit mënyrën me të cilën njerëzit ekuilibrojnë vërtetësinë me mashtrimin për të krijuar një realitet nga realiteti i shumëdëshiruar. Përmes këtij libri do të arrini të kuptoni më mirë etikën tuaj personale, dhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.
Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera.
Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë.
Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm.
Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët.
STEVE JOBS
“Steve Jobs” është biografia e autorizuar e Steve Jobsit, themeluesit të kompanisë Apple. Ky libër që pati një sukses të jashtëzakonshëm nëpër botë, vjen edhe në shqip. Këto keni mundësinë të lexoni pjesë nga libri.
Me më shumë se dyzet intervista të bëra në një periudhë dyvjeçare me Steve Jobsin, si dhe mbi njëqind intervista me shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, Isaacsonit iu dha një qasje “ekskluzive dhe e papërsëritshme” në jetën e tij. Rezultati qe ky libër i jashtëzakonshëm.
I parashikuar për botim në mars 2012, botimi u vendos të afrohej në nëntor 2011, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Jobsit. Por humbja e tij në 5 tetor 2011, bëri që libri të botohej edhe më herët, më 24 tetor 2011, në ShBA.
Ky libër rrëfen jetën e themeluesit të kompanisë Apple nga lindja e deri në vdekjen e tij të bujshme. Aty zbulojmë, jo me pak habi, se si ky njeri aq krijues e i vullnetshëm, ishte edhe një maniak i përsosmërisë, një individ i egër, pa shumë skrupuj, me një karakter shumë të vështirë.
Jobsi arrinte t’i egërsonte dhe t’i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.
Walter Isaacsoni ka thënë: “Tek e shihja që luftonte kundër sëmundjes me një vullnet shembullor e forcë emocionale që të habiste, filloi të më dukej shumë bindës dhe kuptova se sa shumë nga personaliteti i tij kishte hyrë në produktet që kishte krijuar. Pasionet, demonët, dëshirat, delli i artistit, djallëzia dhe fiksimi për kontroll ishin tërësisht të lidhura me qasjen e tij ndaj biznesit, prandaj vendosa ta shkruaj përrallën e tij si një rast studimor mbi krijimtarinë.”
Ky libër është për të gjithë ata …që kanë ose do të donin të kishin një iPod, iPhone, iPad, iMac ose MacBook …që e kuptojnë vlerën e artit të bashkuar me teknologjinë dhe rolin e tyre në jetën tonë të përditshme …që duan të zbulojnë jetën e një personi që u vajtua nga e gjithë bota dhe u quajt nga Obama si “shembull i gjenialitetit të shpirtit amerikan.”
BESONI NË VETEN TUAJ – JASMIN KIRKBRIDE
Ky libër, i mbushur me këshilla, sugjerime dhe citime, do t’ju japë forcën për t’i kthyer mendimet negative në pozitive dhe TË FITONI VETËBESIM ME ÇDO DITË QË KALON.
Në këtë libër shtrohen pyetje që jam bëjmë çdo ditë vetes; ngrihen ndjesi dhe makthe që na pengojnë për të ecur para, etj. Do të gjeni përgjigje tej mase të vlefshme për këto pyetje që mbase do ta keni pasur të vështirë për të dhënë përgjigjet e duhura apo gjetur këshilluesin e mirë:
A keni dëshiruar ndonjëherë më shumë vetëbesim në aftësitë tuaja?
A ju vijnë mendime negative, duke krahasuar veten me të tjerët?
A keni pasur ndonjëherë frikë të flisni, sepse mendoni që opinioni juaj nuk ka vlerë?
Nuk jeni vetëm dhe ekziston një mënyrë që të përballeni me vetëvlerësimin e ulët.
100 TESTE PËR TË STËRVITUR KUJTESËN
Kujtesa është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë ta ketë fjalën “në majë të gjuhës”, të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh, apo të mos mbajë mend një numër telefoni?
Nuk ka ndonjë recetë që bën mrekulli për problemet e kujtesës, por ama ka metoda që mund të përdoren në jetën e përditshme për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj aftësie. Mirëpo, nëse për t’i përvetësuar këto metoda është e nevojshme t’i vëmë në praktikë, atëherë ku ka mënyrë më të mirë sesa loja?
- Për të nxitur kujtesën tuaj nëpërmjet zbavitjes, ky libër sugjeron 100 ushtrime të larmishme në formë loje, të cilat stërvitin llojet e ndryshme të kujtesës (pamore, semantike, episodike, logjike etj.)
- Për çdo ushtrim është treguar qëllimi dhe aftësitë që kërkohen e përmirësohen gjatë zhvillimit të tij: përqendrimi, nxjerrja e përfundimeve logjike, vëzhgimi pamor, aftësitë e përdorimit të imazheve mendore, aftësia për të krijuar lidhje etj.
- Ushtrimet janë organizuar në 3 nivele vështirësie për të përparuar sipas ritmit tuaj, meqenëse mund të përdoren nga kushdo.
ARTI I BRISHTË I NOT GIVING A F*CK
Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”
Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”.
Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator.
Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët.
Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”.
Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.
“Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”.
Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
VIDHNI SI ARTIST
Në këtë libër rrëfehen 10 gjëra që askush nuk ua tregon për të qenë kreativ. Ky libër është aq i vlefshëm saqë brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një “bestseller” në Amerikë.
Themeluesi i konferencës TED, Chris Anderson e vlerëson me një fjalë këtë libër: “I mrekullueshëm”. Në këtë kohë kreativitet është arma më e fortë për më shumë sukses dhe çelësat për të qenë në tillë i keni në dorë….
Një guidë frymëzuese drejt kreativitetit në epokën digjitale, “Vidhni si artist” paraqet dhjetë parime transformuese të cilat do t’i ndihmojnë lexuesit të zbulojnë anën e tyre artistike dhe të ndërtojnë një jetë më kreative.
Asgjë nuk është origjinale, kështu që përqafoni ndikimet, edukohuni përmes punës së të tjerëve, bëni ‘remix’ dhe ripërfytyroni që të zbuloni rrugën tuaj. Ndiqni interesat tuaja kudo që t’ju shpien ato – çka mund t’ju duket argëtim, mund të shndërrohet në punën e jetës suaj.
Harrojeni klishenë e vjetër, të shkruani atë që dini: Ndaj, shkruani librin që doni të lexoni, xhironi filmin që doni të shihni.
Dhe së fundmi, qëndroni inteligjentë, qëndroni larg borxheve dhe rrezikoni të mërziteni në jetën e përditshme, që të jeni aventurierë dhe guximtarë në imagjinatën dhe punën tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A