LAJMI I FUNDIT:

1 shtatori, afati i fundit për përfitim nga Ligji për faljen e borxheve

1 shtatori, afati i fundit për përfitim nga Ligji për faljen e borxheve

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të procesit të faljes së borxheve, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe institucioneve relevante, Komisioni koordinues ndërinstitucional për faljen e borxheve po ofron në vazhdimësi përkrahje teknike, procedurale dhe ligjore për të gjitha Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike për të garantuar kështu mbarëvajtjen e procesit në tërësi.

Kështu thuhet në një komunikatë të MF-së, ku theksohet se në kuadër të këtij procesi, anëtarët e Komisionit koordinues ndërinstitucional për faljen e borxheve sot janë takuar me përfaqësuesit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.


Kryesuesi i Komisionit për faljen e borxheve publike, Agron Thaqi, bëri të ditur për mundësitë që ofron Ligji për faljen e borxheve publike, ku sipas tij në mënyrë të qartë dhe precize përcaktohen procedurat për faljen e borxheve publike për periudhën 2000 – 2008 që personat fizikë dhe juridikë kanë ndaj institucioneve shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, si dhe për masat e nevojshme që brenda afateve të përcaktuara me ligj ti përmbushin detyrimet e tyre.

Ai me këtë rast iu bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të cilët akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, të vizitojnë institucionet ndaj të cilave kanë detyrime të papaguara dhe në përputhje me Ligjin për faljen e borxheve, të aplikojnë dhe të zhvillojnë procedurat brenda afatit ligjor, në mënyrë që të mund të realizojnë të drejtat e tyre dhe të përfitojnë nga falja e borxheve deri më 1 Shtator 2017.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hirdoregjioni Jugor”, Prizren, Besim Baraliu, i informoi anëtarët e Komisionit për faljen e borxheve, për ecurinë e deritanishme sa i përket faljes së borxheve publike në këtë Kompani, si dhe për hapat e mëtutjeshëm në implementimin e këtij Ligji.

“Me Ligjin për falje të borxheve janë trajtuar gjithsejtë: 30,500 përfitues potencial, ku deri më tani kanë përfituar 9,473 konsumator. Nga vlera totale e paraparë për falje 6,655,724.00 euro deri më tani janë falur 2,009,753.69 (55%), përderisa nga vlera 7,256,711.10 euro e parashikuar për tu inkasuar deri me tani janë arritur marrëveshje për 2,569,808.04 milionë euro” ka shtuar kryeshefi ekzekutiv Baraliu.