Një Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës – e gjen Kosovën me shifër më të ulët të papunësisë, krahasuar me vitet e kaluara, por me mungesë punëtorësh në disa sektorë.
Nga 45 për qind sa ka qenë shkalla e papunësisë në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo ka rënë në afro 17 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave (ASK).
Të dhënat për gjithë vitin 2021 tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind.
Sipas ASK-së, nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë – që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.
Pavarësisht këtyre shifrave, punëdhënësit kanë raportuar – sidomos gjatë viteve të fundit – vështirësi për të gjetur punëtorë për pozita të caktuara.
Me këtë problem janë përballur më së shumti bizneset në sektorin e bujqësisë, gastronomisë, ndërtimtarisë dhe tekstilit.
Në platformat online, nëpërmjet të cilave kërkohen punëtorë, aktualisht ka mijëra vende të lira pune.
Vetëm në platformën “Super Puna” të Qeverisë së Kosovës, e cila është vënë në funksion në muajin shkurt me qëllim punësimin e të rinjve, janë nxjerrë afër 5 mijë vende të lira pune brenda dy muajsh.
Po ashtu, në dyert dhe dritaret e bizneseve janë bërë të shpeshta shpalljet përmes të cilave kërkohen punëtorë.
Pse ka rënë interesimi për të punuar?
Me mungesë punëtorësh përballet sidomos sektori privat, i cili njëherësh është edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë – me mbi 220 mijë punëtorë.
Interesimi i qytetarëve për të punuar në këtë sektor ka rënë për disa arsye. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës dhe disa anketave të realizuara me punëtorë të sektorit privat, ata janë ankuar për paga të ulëta, mosrespektim të orarit të punës, privim nga pushimi, etj.
“Me vite të tëra kemi tërhequr vërejtjen se sektori privat nuk po trajtohet as për së afërmi sipas Ligjit të Punës. Në mungesë të respektimit të të drejtave, shumë punëtorë kanë hequr dorë nga puna”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Rreth 105 mijë punëtorë marrin pagë minimale
Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro. Sipas një studimi të bërë në vitin 2022 nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me këtë shumë paguhen rreth 105 mijë punonjës.
Ata kryesisht punojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, në industrinë përpunuese, në gastronomi, në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, në ndërtimtari, etj.
Kuvendi i Kosovës, më 14 qershor të vitit të kaluar, ka votuar në parim një Projektligj, që hap rrugë për rritjen e pagës minimale: nga 130-170 euro sa është aktualisht në 264 euro bruto apo 250 euro neto. Ky Projektligj nuk është miratuar ende nga deputetët.
Sipas Zyrës evropiane të Statistikave (Eurostat), Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë. Paga mesatare në Kosovë në vitin 2021 ka qenë 484 euro.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.
Aftësohen në Kosovë, synojnë tregun e BE-së
Shumë të rinj në Kosovë, përgjatë viteve, janë aftësuar në profesione të ndryshme në Agjencinë e Punësimit – institucioni kryesor në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.
Përmes shtatë qendrave të saj nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, kjo agjenci ofron trajnime për mbi 30 profile të profesioneve të ndryshme, përfshirë: moler, murator, suvatues, kuzhinier, furrtar, pastaj për saldim, administrim biznesi, floktari e të tjera.
Por, shumë të rinj që aftësohen në këto qendra, largohen nga Kosova, për t’u punësuar jashtë vendit. Udhëheqës të këtyre qendrave kanë deklaruar se shumë prej tyre synojnë tregun e Bashkimit Evropian.
Trendi i emigrimit të qytetarëve kosovarë, sipas shifrave zyrtare, është në rritje.
ASK-ja thotë se në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë. Në vitin 2020 – kur ka shpërthyer pandemia COVID-19 nga Kosova kanë emigruar mbi 8 mijë veta, më 2019 mbi 34 mijë, më 2018 mbi 28 mijë.
Arsyet e emigrimit kanë qenë të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi. Mungesa e punëtorëve ka detyruar, pastaj, disa biznese në Kosovë që të kërkojnë punëtorë prej jashtë vendit.
Si ndikon mungesa e punëtorëve në ekonomi?
Shoqatat ekonomike në Kosovë, të cilat përfaqësojnë bizneset, kanë paralajmëruar se mungesa e punëtorëve do të bëhet një nga pengesat kryesore të rritjes ekonomike në vend.
“Për të zbutur problemin duhet të bëhen përpjekje nga të gjithë – duke filluar nga institucionet deri te punëdhënësit, të cilët duhet të shqyrtojnë, para së gjithash, nivelin e pagave”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka.
Kosova, prej vitesh, përballet me probleme ekonomike. Rritja ekonomike në vitin 2022 ka qenë 3.5 për qind. Sipas të dhënave të Grupit të Bankës Botërore, Kosova, në vitin 2023, pritet të ketë rritje ekonomike 3.7 për qind.
Nxitës të zhvillimit ekonomik pritet të jenë kryesisht konsumi privat, eksportet dhe investimet publike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025