LAJMI I FUNDIT:

​​Kampionët e Kosovës, gati për Rio 2016

​​Kampionët e Kosovës, gati për Rio 2016

Ekipi Olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit ka pranuar uniformën për Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Gjatë pranimit të këtyre uniformave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Rio de Janiero të Brazilit.

Ndërkaq, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, duke thënë se vet pjesëmarrja në Rio 2016 është sukses për Kosovën.


Shala ka shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.

Besim Hasani kryetar i KOK tha se kjo ngjarje është më shumë se sportive, duke e cilësuar atë si historike. Ai premtoi se përfaqësuesja kosovare do të japë maksimumin në Rio.

Edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje, duke kërkuar që të shijohet ky moment.“Ta shijojmë momentin, të japim maksimumin mos të merremi me fjalët. Edhe presidenti erdhi, ndërsa ne kemi punën tonë”, tha Kelmendi.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori