Zjarr në Liverpul, digjen 1400 vetura (Foto/Video)

Një zjarr i madh ka shkatërruar 1,400 vetura në një garazh në Liverpul të Britanisë së Madhe.
Apartamentet e afërta janë evakuuar për shkak të tymit, njoftoi sonte policia.Shërbimi i zjarrfikësve njoftoi se 12 cisterna janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit.
Të gjitha veturat që ishin në garazhin me kapacitet prej 1600 vendesh janë shkatërruar, njofton policia.
Hetimet fillestare tregojnë se një zjarr aksidental brenda një automjeti shkaktoi ndezjen e makinave të tjera. Nuk raportohet për të lënduar si pasojë e zjarrit, transmeton BBC.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































