Një artist bullgar me emrin Kristo ka krijuar një instalim rreth tri kilometra të gjatë, përmes së cilit mund të ecësh mbi ujë.

Në disa fotografi të publikuara, shihet projekti i realizuar në liqenin Iseo në Itali, që ndodhet 100 kilometra në perëndim të Milanos.


Uji 2

Shëtitorja është e përbërë nga disa cope me ngjyrë të verdhë me sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë dhe që qëndron mbi një sistem lundrues të kubave të polietilenit.

Uji 3

“I titulluar si “Skelat lundruese” ndjesia e ecjes mbi këtë pasarelë është ajo e ecjes mbi ujë, apo në kurrizin e një balene”, thotë artisti, ndërsa shton se drita dhe uji do të transformojnë ngjyrën e verdhë të shndritshme të copës, në nuanca të së kuqes dhe ngjyrës së artë, përgjatë 60 ditëve.

Uji 4

“Si të gjitha projektet tona edhe ky është pa pagesë dhe i hapur 24 orë në ditë, nëse e lejojnë kushte e motit. Nuk ka bileta, nuk ka rezervime dhe nuk ka pronarë. “Skelat Lundruese”, janë rrugë që i përkasin të gjithëve”.

Uji 5