Moti i ligë ka prekur qendrën e Italisë, ndërsa në Peskara ka pasur reshje me breshër kokrrat e të cilit ishin të mëdha sa një portokall.

Të paktën 18 persona janë shtruar deri tani në spitalin e Peskarës për shkak të plagëve të mara nga kokrrat e breshrit.


2 44

Breshëri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar automjetet, xhamat e dritareve dhe çatitë e shtëpive.

3 32

“Kohët e fundit Italia ka qenë gjithnjë e më e ekspozuar ndaj ngjarjeve klimatike ekstreme sepse i ka munguar mbrojtja natyrore që krijohej dikur nga anticikloni i Azoreve”, shpjegon Antonello Pasini, fizikan i atmosferës në CNR (Qendra Kombëtare e Kërkimit). /atsh/

4 29

5 28

https://twitter.com/GloriaZona/status/1148950687788781568