Cannavaro ëndërron ta drejtojë Real Madridin

316:"Guangzhou Evergrande's coach Fabio Cannavaro looks on during a soccer match against FC Seoul at the AFC Champions League in Guangzhou in south China's Guangdong province on Wednesday, Feb. 25, 2015. Guangzhou Evergrande defeated Korea's FC Seoul 1-0 on Wednesday.(Photo By Fang Yingzhong/Color China Photo/AP Images) 2:"AP
Fabio Cannavaro e pranon se ëndërron që një ditë ta drejtojë gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 thotë se kthimi i tij në “Santiago Bernabeu” është qëllimi i tij kryesor.
“Është ëndrra ime është të jem trajner i Real Madridit”, tha Cannavaro, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist kishte fituar ty tituj të La Ligës me ‘Los Blancos”.
Ish-mbrojtësi i Italisë, lavdëron punën që po bën Zinedine Zidane me Real Madridin, i cili janarin e kaluar kishte marrë ‘timonin’ e madrilenëve, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
“Zidane ka arritur gjëra shumë të mëdha. Pas Benitez, ai e mori skuadrën dhe bëri punë të madh, duke ndërtuar një ekip shumë të mirë”, tha Cannavaro.

Nga
Telegrafi
30/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































