Bastoret tallen me Shqipërinë, Portugalia favorit absolut

Njëra nga kompanitë më të mëdha të basteve në botë, Bet365 ka publikuar koutat e ndeshjes, ku bindshëm favorite duken luzitanët.
Fitorja e Shqipërisë ka koutën 6.00 ndërsa barazimi është koutuar me 3.60.
Edhe pse luajnë si mysafirë, Portugalia duket favorite në letër me koutën e 1.70 për fitoren eventuale.
Edhe pse kompanitë e basteve kanë nënçmuar Kombëtaren e Shqipërisë, duhet ta kenë parasysh se ‘kuqezinjtë’, kanë triumfuar në ndeshjen e parë dhe nuk do të ishte fare befasi ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































