LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e LDK-së me qëndrime të ndryshme për dialogun

Zyrtarët e LDK-së me qëndrime të ndryshme për dialogun

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar bashkëpartiakun e tij, Kujtim Shala i cili një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës shprehu gatishmërinë që LDK ta udhëheqë procesin e dialogut.

Haziri në një postim në rrjetin social Facebook tha se ka kaluar koha kur deputetët dalin në foltore dhe moralizojnë se kush mund të flasë në emër të Kosovës.

Ai shkruan se është ‘skandal logjik’ që të jenë për dhe kundër dialogut.


LDK kërkon ta drejtojë dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu LDK kërkon ta drejtojë dialogun me Serbinë

“Ka kaluar koha kur deputetët dalin në foltore dhe moralizojnë se kush mund të flas në emër të Kosovës. Dje dëgjuam fjalime se ‘ka kaluar koha kur njëshi flet, por edhe ne jemi gati pas legjitimitetit të marrim obligime për negociata’. Si duket është pak skandal logjik. Edhe për edhe kundër. Për, nëse jam unë, kundër, nëse është ai!”.

Ndryshe, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës ku u debatua dialogun Kosovë-Serbi tha se Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të legjitimohet dhe t’i besohet drejtimi i procesit të dialogut me Serbinë.

“Kjo e drejtë të na jepet përmes qytetarëve. Jemi të gatshëm që këtë çështje ta zgjidhim edhe me referendum. Legjitimitetin ata që na zgjedhin ne e kanë në çdo rast. Kjo është rruga, ky është çasti që të merremi vesh dhe të legjitimohemi. Të tjerët duhet të na bashkohen. Nuk mund të drejtohen këto procese, pa pasur dy të tretën e përfaqësuesve të Kosovës”, tha Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

Lajme
Kalo në kategori