Bullgaria ka publikuar listën e futbollistëve që i ka ftuar për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Tashmë janë publikuar emrat e 23 lojtarëve bullgarë që janë ftuar nga përzgjedhësi i ri, Krasimir Balakov.


Ky i fundit ka marrë kritikat e para sa i përket lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen me përfaqësuesen e Kosovës.

Presidenti i Slavias dhe një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Bullgarisë - Ventsi Stefanov, shprehu zhgënjimin me disa lojtarë që janë ftuar në ekipin kombëtar.

bb 1 1

"Një zhgënjim tjetër. Si është e mundur kjo? Interesat menaxheriale duket se po shërbejnë. Më duket se disa lojtarë kanë menaxher të njëjtë. Georgi Sarmov, Krum Stojanov dhe Kamen Hadzhiev do të luajnë? Dhe ky portier - Hristo Ivanov. Do t'i shesim ata në Evropë? Kjo është e pavlerë. Ata e quajnë Georgi Iliev të Detit të Zi. Pra, pse nuk e quajnë Georgi Petkov", tha Stefanov për sportal.

Ndryshe, Bullgaria do të mirëpres Kosovën më 10 qershor në kryeqytet, Sofje. /Telegrafi/

telegrafi sport app